Haxhimusa: Ndalimi i tregtimit të energjisë me Serbinë nuk e zgjidh problemin e furnizimit në Kosovë

Eksperti i energjisë, Adhurim Haxhimusa, ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj problemeve në sektorin energjetik, duke thënë se ndalimi i tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe nuk do të ndikojë në përmirësimin e furnizimit apo në uljen e çmimeve të energjisë.

Në Five të TV Dukagjinit, Haxhimusa ka ngritur pikëpyetje edhe për kohën kur është marrë ky vendim, duke e cilësuar atë si një mënyrë për ta zhvendosur vëmendjen nga problemet e brendshme të sektorit.

Sipas Haxhimusës, edhe nëse ndalohet tregtimi i energjisë me Serbinë, kjo nuk nënkupton se do të përmirësohet gjendja me furnizimin me energji elektrike apo se do të ketë ulje të çmimeve.

Ai ka thënë se Kosova, gati 18 vjet pas shpalljes së pavarësisë, vazhdon të mos i ketë kapacitetet e nevojshme për të garantuar furnizim stabil me energji elektrike.

“Pyetja është pse në këtë kohë? Unë besoj që qeveria në një farë formë, kur të idhnohesh në kali i mshon samarit, e vetë kali jemi ne. Për shkak se edhe nëse e bën këtë ndalesë, nuk është se përmirësimi i gjendjes me energji elektrike dhe çmimeve do të bie. Kjo është një lloj loje me zhvendos mendjen, mirëpo problemi është që 6 vite apo edhe prej shpalljes së pavarësisë janë bërë gati 18 vjet dhe ne nëse nuk i kemi ato megavat e duhura, për të përmirësuar ose garantuar furnizim stabil me energji elektrike. Nuk i kemi as megavat për gjenerim, nuk e kemi as kapacitetin e transmisionit dhe të distribucionit për të mundësuar furnizim stabil me energji elektrike…“, ka thënë Haxhimusa.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika