Ministri i Jashtëm iranian telefonon Lavrov, në fokus përpjekjet për paqe dhe siguri rajonale
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov.
Në një njoftim të publikuar në kanalin e tij zyrtar në Telegram, thuhet se të dy palët kanë diskutuar përpjekjet dhe iniciativat e fundit diplomatike “të synuara për ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale e globale”.
Marrëdhëniet mes Moskës dhe Teheranit janë forcuar që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2022.
Zyrtarë të inteligjencës perëndimore paralajmërojnë se kjo lidhje është thelluar edhe më tej gjatë luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, pavarësisht pretendimeve të fundit të presidentit Donald Trump se Moska po bën “shumë pak, nëse jo asgjë” për të ndihmuar Iranin.




