Një këmbësor ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, pasi dyshohet se është përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendngjarja.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 17:15. Përplasja ka qenë e fortë dhe, si pasojë, këmbësori ka pësuar dëmtime të shumta.
I plagosuri është transportuar drejt spitalit, ndërsa deri më tani nuk ka një informacion zyrtar për identitetin e tij apo gjendjen shëndetësore.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar drejtuesin e automjetit që u largua pas përplasjes.
© SYRI.net