Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Rama mbron 150 milionë eurot e TVSH-së, por hesht për 490 milionët e inceneratorëve


Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, duke e akuzuar atë për keqpërdorim të fondeve publike.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Balliu u ndal te argumentet e Ramës kundër uljes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Sipas deputetit demokrat, kryeministri kishte deklaruar se nuk mund të hiqte 150 milionë euro nga buxheti i shtetit, pasi këto të ardhura ishin të nevojshme për financat publike.

Balliu e krahasoi këtë qëndrim me çështjen e inceneratorëve, duke përmendur shumën prej 490 milionë eurosh. Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku për përvetësim të fondeve publike.

“E vërteta është se Rama ndjen keqardhje për paratë që dalin nga buxheti, nëse ato nuk shkojnë në xhepin e tij”, shkruan Balliu.

Në përfundim të reagimit, deputeti i PD-së bëri thirrje për bashkim kundër qeverisë Rama, duke e cilësuar largimin e saj si të nevojshëm për të sjellë ndryshim politik.