Ka nisur protesta edhe gjatë ditës së sotme. Qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë.

Qytetarët kanë dalë në protestë, edhe pse koha nuk është e volitshme.

Policia qëndron përpara Kryeministrisë, duke mbrojtur godinën qeveritare.

Efektivët kanë ndërhyrë, duke larguar protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Policia i ka larguar për në trotuar, raporton gazetari Osman Stafa.

Pavarësisht kushteve të motit, qytetarët nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë, që e akuzojnë për korrupsion të përhapur në institucione.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb