Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident në Elbasan, plagoset këmbësori, shoferi arratiset pas përplasjes

    Aksidenti tragjik që iu mori jetën dy të miturve në Kënetë, gjykata refuzon gjykimin e shkurtuar për Nikollë Radaçin

    UEFA propozon Philippe Diallon përballë Infantinos në garën për kreun e FIFA-s

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Aksidenti tragjik që iu mori jetën dy të miturve në Kënetë, gjykata refuzon gjykimin e shkurtuar për Nikollë Radaçin
    Aktualitet

    Aksidenti tragjik që iu mori jetën dy të miturve në Kënetë, gjykata refuzon gjykimin e shkurtuar për Nikollë Radaçin

    November 16, 2026

    Gjykata e Durrësit ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Nikollë Radaçit, drejtuesit të automjetit që më 3 maj 2026 përplasi për vdekje dy fëmijë në zonën e ish-Kënetës, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Me vendimin e shpallur këtë të hënë, më 16 nëntor, çështja është dërguar për gjykim në themel për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e dy të miturve.

    Gjatë seancës, gjykata vendosi gjithashtu të deklarojë të papërdorshme procesverbalin për marrjen e mostrës së gjakut ndaj Radaçit dhe aktin e ekspertimit toksikologjik-ligjor, të hartuar më 13 maj 2026. Këto akte do të përjashtohen nga fashikulli i gjykimit dhe do t’i kthehen prokurorit.

    Ndërkohë, gjykata vendosi pushimin e hetimeve për akuzën e drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt, të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal, pasi kjo vepër penale është përfshirë në ligjin e amnistisë nr. 57/2026.

    Sipas vendimit, Radaçi do të gjykohet për veprën penale të parashikuar nga neni 290, paragrafi 4, i Kodit Penal, që lidhet me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen. Gjykata urdhëroi gjithashtu formimin e fashikullit të gjykimit me aktet e hetimeve paraprake, me përjashtim të dokumenteve të deklaruara të papërdorshme.

    Vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq nuk mund të ankimohet, ndërsa pushimi i hetimeve për akuzën e drejtimit të parregullt mund të kundërshtohet në Gjykatën e Apelit brenda 15 ditëve nga komunikimi i vendimit të arsyetuar. Refuzimi i gjykimit të shkurtuar mund të ankimohet së bashku me vendimin përfundimtar ose jo përfundimtar të gjykatës kompetente.

    Tashmë, çështja do të shqyrtohet në gjykimin në themel, ku do të vlerësohet përgjegjësia penale e Nikollë Radaçit për aksidentin tragjik që u mori jetën dy fëmijëve.

    Nikollë Radaçi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident në Elbasan, plagoset këmbësori, shoferi arratiset pas përplasjes

    November 16, 2026

    Aksidenti tragjik që iu mori jetën dy të miturve në Kënetë, gjykata refuzon gjykimin e shkurtuar për Nikollë Radaçin

    November 16, 2026

    UEFA propozon Philippe Diallon përballë Infantinos në garën për kreun e FIFA-s

    November 16, 2026

    Kuvendi nis shqyrtimin e buxhetit 2027, Peleshi nxjerr urdhrin për seancën e 18 nëntorit

    November 16, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Yjet paralajmërojnë një të diel plot të papritura: Disa mundësi të papritura janë më pranë se kurrë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.