Në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore me Singaporin, Carlo Ancelotti zbuloi se ishte vetë Raphinha që vendosi të mos rikthehej te Barcelona, pas kartonit të kuq të marrë në miqësoren e 14 nëntorit ndaj Japonisë, ku aziatikët fituan në fund 3-2.
“Raphinha tregoi shumë dashuri për kombëtaren. Ai u përjashtua, por dëshironte të qëndronte me ekipin. Kjo është një shenjë shumë e rëndësishme që tregon se grupi, veçanërisht liderët, siç është ai, është një grup shumë i shëndetshëm. Pra, ishte vendimi i tij personal”, sqaroi Ancelotti.
Raphinha do të niset për në Spanjë menjëherë pas ndeshjes miqësore të së martës kundër Singaporit. Ky orar i jep anësorit disa ditë kohë për t’u rikuperuar nga udhëtimi i gjatë, përpara se Barcelona të rifillojë angazhimet në kampionat kundër Villarreal në “Camp Nou” të dielën.







