Një grup protestuesish mblidhen përpara Kryeministrisë, policia i zhvendos (VIDEO)
16 Nëntor 2026 |
18:27
Një grup protestuesish janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku janë përballur me policinë, e cila u ka kërkuar të zhvendosen.
Fillimisht, protestuesit kanë kundërshtuar efektivët e policisë, ndërsa më vonë janë zhvendosur me urdhër të uniformave blu.
Ndërkohë, në terren vihet re një numër i lartë efektivësh policie, të cilët janë vendosur në kordon, duke mos lejuar protestuesit të qëndrojnë përballë Kryeministrisë.
Ndërkohë, kujtojmë se ditën e mërkurë dhe të shtunë, studentët kanë paralajmëruar protestat e tyre kombëtare, me kërkesën e panegociueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Lajme të Sugjeruara
Makina përplas të moshuarin në Elbasan, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur, pasi është përplasur nga...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen ndaj të pandehurve
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje...
Rama në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Protestat në Shqipëri janë “revolucioni i pritshmërive më të larta”
Kryeministri Edi Rama foli në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Bruksel, ku mori pjesë në panelin me temë...
- 18:26 Kapiteni irlandez Collins do të mungojë në ndeshjen kundër Kosovës, shkak dëmtimi në gju
- 18:07 Le Pen: Franca do të vazhdojë t’i japë Ukrainës ndihmë nëse zgjidhem presidente
- 17:54 Përfaqësuesi i Listës së Studentëve: Serbia do të përshpejtojë punën për anëtarësimin në BE
- 17:53 Makina përplas të moshuarin në Elbasan, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
- 17:49 Trump për kaosin në aeroporte: Një pajisje shumë e vjetër pësoi “atak në zemër”, Kongresi do të na japë fondet për ta rregulluar
- 17:49 Papa Leo i jep fund turneut në Amerikën e Jugut që tërhoqi miliona njerëz