• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Promovimi i hapjes dhe bashkëpunimit, qëllimet kyçe të APEC-ut!

by A. Q
16/11/2026 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Promovimi i hapjes dhe bashkëpunimit dhe arritja e begatisë të përbashkët nuk përbëjnë vetëm qëllimet kyçe të APEC-ut, por edhe janë thelbësore për trajtimin e sfidave të zhvillimit me të cilat përballet rajoni i Azi-Paqësorit – u konkludua pas një sondazhi të CGTN -së, zhvilluar në prag të takimit të 33 të liderve të APEC-ut.

Përgjatë viteve, APEC-u ka punuar vazhdimisht për të nxitur liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë e të investimeve, duke ofruar një platformë të rëndësishme për ekonomitë anëtare për të thelluar lidhjet ekonomike e tregtare.

Roli i tij në promovimin e zhvillimit ekonomik rajonal dhe forcimin e bashkëpunimit midis anëtarëve është i njohur gjerësisht.

67.1 % e pjesëmarrësve në sondazh besojnë që APEC-u luan një rol pozitiv në mbështetjen e një ekonomie botërore të hapur, bashkëpunimit tregtar dhe globalizimit ekonomik, kurse 71.1 % mendojnë se ekonomitë e Azi-Paqësorit duhet të përpiqen për hapje, përfshirje, risi, lidhshmëri dhe përfitime të ndërsjella, çka renditet e para ndër gjashtë deklaratat lidhur me bashkëpunimin e Azi-Paqësorit.

Ndërkohë, 65.5 % thanë se ekonomitë anëtare të APEC-ut duhet të kundërshtojnë proteksionizmin dhe të mbështesin bashkëpunimin shumëpalësh e tregtinë e lirë. Përkrahja për këtë qëndrim e kaloi 70 % në të gjashtë vendet e Azisë Juglindore të përfshira në sondazh.

Ky vit shënon herën e tretë që Kina pret APEC-un. Duke u shndërruar nga një pjesëmarrëse aktive në një nxitëse kyçe të bashkëpunimit rajonal, Kina e ka lidhur vazhdimisht zhvillimin e saj me përparimin e përbashkët të Azi-Paqësorit, duke vënë në praktikë parimet e hapjes, përfshirjes dhe përfitimeve të ndërsjella.

Kina e ka shfrytëzuar në mënyrë aktive platformën e APEC-ut për të thelluar bashkëpunimin praktik rajonal, duke mbështetur sistemin shumëpalësh të tregtisë, duke promovuar liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe të investimeve, duke siguruar funksionimin e lirshëm të zinxhirëve industrialë e të furnizimit dhe duke zgjeruar bashkëpunimin në ekonomitë digjitale dhe të gjelbra.

Sondazhi përfshiu si ekonomitë kryesore të zhvilluara, ashtu edhe vendet e Jugut Global. Të gjithë të anketuarit ishin pjesëtarë të publikut të përgjithshëm të moshës 18 vjeç e lart, me mostrat që përputheshin me përndarjen e moshës dhe gjinisë të raportuara në të dhënat e regjistrimit të secilit vend.

Rezultatet janë përfshirë në Raportin e Sondazhit të Opinionit Publik Global mbi një Bashkësi me të Ardhme të Përbashkët të Azi-Paqësorit dhe janë publikuar për publikun global.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Promovimi i hapjes dhe bashkëpunimit, qëllimet kyçe të APEC-ut!

Promovimi i hapjes dhe bashkëpunimit, qëllimet kyçe të APEC-ut!

November 16, 2026
Shuhet në moshën 92-vjeçare etnografi i njohur Ramazan H. Bogdani, gjurmët që la në trashëgiminë kulturore!

Shuhet në moshën 92-vjeçare etnografi i njohur Ramazan H. Bogdani, gjurmët që la në trashëgiminë kulturore!

November 16, 2026
Aksident tragjik me motor, humbin jetën dy shqiptarë në Kretë -

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas të moshuarin këmbësor, dërgohet në gjendje kritike në spital!

November 16, 2026
Moti i keq/ Reshjet e dendura sjellin probleme në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, ndërhyhet me eskavator për pastrimin e leshterikëve!

Moti i keq/ Reshjet e dendura sjellin probleme në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, ndërhyhet me eskavator për pastrimin e leshterikëve!

November 16, 2026
Dyshimet për autorësinë e sulmeve kibernetike në Francë, BE-ja përgatit sanksione të reja ndaj Iranit!

Dyshimet për autorësinë e sulmeve kibernetike në Francë, BE-ja përgatit sanksione të reja ndaj Iranit!

November 16, 2026
Infantinos i del një rival për ‘fronin’ e FIFA, francezi Diallo do të kandidojë për presidencën!

Infantinos i del një rival për ‘fronin’ e FIFA, francezi Diallo do të kandidojë për presidencën!

November 16, 2026
Moti i keq/ Stuhi ere dhe shiu në Fier, vështirësi në qarkullim dhe rrugë të mbuluara nga uji i rrëmbyeshëm! (VIDEO)

Moti i keq/ Stuhi ere dhe shiu në Fier, vështirësi në qarkullim dhe rrugë të mbuluara nga uji i rrëmbyeshëm! (VIDEO)

November 16, 2026
Fiket centrali atomik i Zaporizhzhia pas problemeve në reaktorin nr.6

“Merrni masa sa më shpejt”- Ekspertët japin alarmin, Ukraina rrezikohet nga një “Çernobil” i dytë!

November 16, 2026
Miratohet buxheti i Vlorës për vitin 2027, fondi rritet me mbi 67%, ja si ndahen paratë!

Miratohet buxheti i Vlorës për vitin 2027, fondi rritet me mbi 67%, ja si ndahen paratë!

November 16, 2026
Masakër e përgjakshme në Afrikën e Jugut, ekzekutohen me armë zjarri 17 persona!

Masakër e përgjakshme në Afrikën e Jugut, ekzekutohen me armë zjarri 17 persona!

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In