E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama takim me Presidenten e PE-së! Metsola: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ku në fokus ka qenë rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, Metsola shprehu mbështetjen e saj për procesin e integrimit të Shqipërisë, duke përgëzuar vendin për përparimin e arritur deri më tani.

“Dua t’ju përgëzoj për përparimin që keni bërë në këtë proces. Siç e dini, ky Parlament është shumë, shumë mbështetës i zgjerimit. Prandaj është mirë që jeni këtu. Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë në këtë drejtim”, u shpreh Metsola.

Presidentja e Parlamentit Evropian rikonfirmoi kështu gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.