Policia ka ndërhyrë mbrëmjen e kësaj të hëne për të larguar një grup qytetarësh që ishin mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë.
Protestuesit kanë kundërshtuar fillimisht urdhrin e efektivëve për t’u larguar nga zona, por pas përplasjes me uniformat blu janë detyruar të zhvendosen.
Ndërkohë, kujtojmë se ditën e mërkurë dhe të shtunë, studentët kanë paralajmëruar protestat e tyre kombëtare, me kërkesën e panegociueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.












