Trump: Putini mund të jetë edhe më i ashpër në luftën kundër Ukrainës
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të tregojë edhe më shumë ashpërsi në luftën kundër Ukrainës, ndonëse beson se udhëheqësi i Kremlinit po tërhiqet disi nga qëndrimi i tij dhe dëshiron që konflikti të përfundojë.
Trump i bëri këto komente të hënën, më 16 nëntor, gjatë një bisede me gazetarët para Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.
Gjatë bisedës me përfaqësuesit e mediave, presidenti amerikan u pyet se çfarë mund ta detyronte Putinin t’i japë fund luftës kundër Ukrainës. Në përgjigjen e tij, Trump u shpreh se presidenti rus po tregon shenja të tërheqjes, por shtoi se ai ka ende mundësi të ndërmarrë veprime edhe më të ashpra.
Trump on Putin's war on Ukraine: "I think he could be tougher. I think he could be a lot tougher, frankly." https://t.co/o8OwSrHiUg
— Aaron Rupar (@atrupar) November 16, 2026
“Besoj se ai po tërhiqet paksa. Mendoj se mund të jetë më i ashpër. Sinqerisht, mendoj se mund të jetë shumë më i ashpër. Besoj se po tërhiqet dhe se do të dëshironte ta shihte këtë çështje të përfunduar”, deklaroi Trump.
Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një kohë kur përfundimi i luftës në Ukrainë mbetet një nga çështjet kryesore në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës.
Megjithatë, Trump nuk dha detaje se cilat veprime të Putinit i konsideron si shenja të tërheqjes dhe as nuk specifikoi se çfarë hapash mund të çonin drejt përfundimit të konfliktit. /Telegrafi/





























