Takimi i kryeministrit Rama me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola: Mbështetje e plotë për zgjerimin
Në vijim të vizitës së tij në Bruksel, Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Gjatë këtij takimi, kreu i Parlamentit Evropian ka riafirmuar gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë të institucionit që ajo drejton për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Duke vlerësuar ecurinë e deritanishme të vendit, Presidentja Metsola ka theksuar angazhimin e qartë të Parlamentit Evropian ndaj procesit të zgjerimit, duke i dhënë një impuls pozitiv integrimit evropian të Shqipërisë. Në fjalën e saj, ajo u shpreh:
“Dua t’ju përgëzoj për përparimin që keni bërë në këtë proces. Siç e dini, ky Parlament është shumë, shumë mbështetës i zgjerimit. Prandaj është mirë që jeni këtu. Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë në këtë drejtim.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




