Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën shqyrton projektligjin e buxhetit 2027 për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave
Nën drejtimin e Kryetares Ina Zhupa, Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2027”, duke u fokusuar specifikisht te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Seanca ka shërbyer për të analizuar nevojat financiare, prioritetet institucionale dhe përmbushjen e detyrimeve të reja ligjore të këtij institucioni.
Mbledhja ka bërë bashkë drejtues të lartë të arkivave dhe përfaqësues të dikastereve financiare për të diskutuar mbi alokimin e fondeve dhe ecurinë e digjitalizimit. Të ftuar në këtë seancë ishin Auron Rrokaj, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave; Arben Dervishi, Drejtor i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse; Ramazan Shira, Drejtor i Drejtorisë së Digjitalizimit dhe Gentian Opre, Drejtor i Analizës dhe Programimit Buxhetor (përfaqësues nga Ministria e Financave)
Prezantimi i prioriteteve dhe diskutimet e Komisionit
Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të komisionit, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj, ka prezantuar nevojat kyçe të institucionit, të cilat lidhen ngushtë me zgjerimin e funksioneve institucionale.
Mbledhja ka vijuar më tej me pyetje dhe diskutime të hapura nga deputetët anëtarë në lidhje me veprimtarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe kërkesat specifike buxhetore për vitin 2027.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




