Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur

18:46, 16/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor vijon të jetë i rënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco