Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësime për dhunën e policisë gjatë protestave dhe trajtimin e qytetarëve në ambientet e komisariateve, gjatë një takimi me përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Tabaku ka sjellë në vëmendje problematikat e konstatuara gjatë vizitave në komisariatet e policisë dhe në Bllokun e Sigurisë, ku ajo dhe kolegë të tjerë të PD-së kanë takuar protestues të arrestuar gjatë protestave studentore. Në fokus të shqetësimeve të saj ishin përdorimi i forcës nga policia, procedurat e shoqërimit, si dhe respektimi i të drejtave të të miturve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Tabaku paraqiti shqetësimet pas vizitave në bllokun e sigurisë për dite4 me radhë gjatë protestave të studentëve ku ajo dhe kolegët e PD-së kanë konstatuar drejtpërdrejt gjatë vizitave, ku kanë takuar protestues të arrestuar. Ajo e lidhi diskutimin për të drejtat e njeriut me rastet konkrete të trajtimit të tyre në ambientet policore.

Sipas deputetes, mbi 1 000 persona janë shoqëruar në polici, mes të cilëve 250 të mitur. Ajo tha se, në shumicën e rasteve, të miturit janë detyruar të firmosin një dokument pa praninë e prindërve apo të psikologut, duke e ngritur këtë praktikë si një shqetësim të veçantë për respektimin e të drejtave të tyre. Po ashtu dhe mbi 45 gazetarë që kanë pasur incidente me polciinë gjatë protestave.

Një tjetër çështje që Tabaku parashtroi ishte trajtimi i personave me aftësi të kufizuara. Sipas saj, ka pasur raste kur këta persona janë arrestuar dhe mbajtur në qeli në kundërshtim me ligjin.

Për përdorimin e forcës gjatë protestave, Tabaku denoncoi përdorimin e plumbave të gomës në lartësinë e fytyrës së protestuesve. Ajo ngriti shqetësimin edhe për përdorimin e tepruar të gazit ndaj qytetarëve, duke theksuar se, sipas saj, ai është përdorur pa dallim.

Ajo theksoi se ligji i qeverise kundër tubimeve është kundër konventave për të drejtat e njeriut dhe Kushtetutës së Shqipërisë!