Aksidenti i rëndë në autostradë, identifikohet viktima, Shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Nga forumi “Europë e Gjerë-Europë e Fortë” mbajtur në Bruksel kryeministri Edi Rama tha se “procesi i bazuar në meritë është një proces që na bën të aftë të bëjmë gjëra që nuk do të ishim në gjendje që t’i bënim”.
“Për fat të mirë, në mes të Evropës kemi BE-në, e cila është burimi më i jashtëzakonshëm i dijes se si krijohen institucionet. Gjithashtu është vendi i torturave, ata e dinë saktësisht se si të derdhin gjak në çdo hap që hedhim. Shqipëria është një vend krejt ndryshe falë këtij procesi. Europa nuk ta jep anëtarësimin pa meritë. Por, ajo që mendoj që mungon është politika. Mendoj që Komisioni ka të drejtën që të na torturojë, por politika e BE-së shpesh na zhgënjen, sepse na rrëzon për shkak të konflikteve të shteteve anëtare. Të kërkosh të kesh diçka ndryshe nga procesi i bazuar në meritë, është si të marrësh patentën, pa ditur makinën. Rrezikon veten dhe të tjerët”, tha ai.
Kryeministri Rama u shpreh me doza kritike për këngën nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” e interpretuar gjatë koncertit të organizuar në nisje të këtij forumi.
“Dua të flas rreth një të keqeje që u bë dje përmes muzikës që nuk duhet të kthehet sot në një të keqe të pranuar ne heshtjes. Nuk e di nëse ishte e qëllimtë apo rezultat i injorancës. Fakti që një këngë me pak shije nacionaliste u interpretua në prag të këtij forumi në të kundër të gjithçkaje që përfaqëson për ti shtuar plagës edhe fyerjen u interpretua nën titullin e bukur “Meloditë të unitetit”. Unë kam qenë avokat prej shumë vitesh sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë Serbia dhe për ta mbajtur në anën tonë. Në anën e Europës gjatë të gjithë kohës. Dua të sigurohem që ajo po them të mos shkojë në të kundërt të kësaj bindjeje. Sa më shpejt që Serbia të normalizojë e të njohë Republikën e Kosovës aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe të gjithë të tjerët”, tha Rama.
Në panelin me temë “Arritjet e zgjerimit: Reforma, Investime dhe Rritje” Suzanne LYNCH, shefe e byrosë së Bruselit Bloomberg e pyeti kryeministrin Rama, çfarë ndikimi kanë në procesin e anëtarësimit protestat në Tiranë.
““Revolucioni i Flamingove” tërhoqi të gjithë vëmendjen e botës sepse ndodh që pas kësaj është edhe hija e Donald Trumpit. Sepse nuk jam shumë i sigurt që në qoftë se nuk do të ishte Donald Trumpi, do të donte t’ia dinte kush për flamingot në Shqipëri. Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë”.
Njerëzit kanë plotësisht të drejtë legjitime tha kryeministri Rama të kërkojnë më shumë vëmendje dhe për të ngritur edhe pikëpyetje se ku janë njerëzit në këtë transformim, çfarë ka për ta ky transformim.
Top Channel