Ka nisur protesta e radhës në Tiranë, ku qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike, protestuesit kanë vijuar tubimin, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur përpara Kryeministrisë për të garantuar sigurinë e godinës qeveritare.
Gjatë protestës janë shënuar edhe përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, ku këta të fundit kanë ndërhyrë duke larguar protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe duke i zhvendosur ata në trotuar.
Protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për korrupsion të përhapur në institucionet shtetërore.