Një aksident i rëndë i ka marrë jetën shefit të krimeve të rënda në policinë e Vlorës.
Gazetari i SYRI-t në qytetin bregdetar raporton se, Ermal Lula ka humbur jetën nga përplasja në rrugën Fier-Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.
Si pasojë e përplasjes, Lula ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor vijon të jetë i rënduar.
© SYRI.net