Lajmi i fundit

EMRI/ Vdes në aksident shefi i krimeve të rënda në Policinë e Vlorës

Skandali me Kosovën në Bruksel/ Zhulali: Injoranca s’përbën shfajësim, të mbahet përgjegjësi dhe të largohen

18:55, 16/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për drejtuesen e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, Ilda Zhulali ajo që ndodhi në Bruksel, me vendosjen e një kënge për Kosovën, gjatë forumit të pajtimit rajonal, ku dhe nuk ishte ftuar Prishtina zyrtare, është një provokim i hapur, që cenon rëndë marrëdhëniet rajonale.

E ftuar në ‘Task Force në Syri Tv, Zhulali tha se ky është një skandal i radhës i Marta Kos, ku injoranca nuk mund të justifikohet me shfajësim, porse duhet përgjegjësi dhe pse jo, edhe largim nga postet evropiane që mbajnë.

Sipas Zhulalit, një takim i tillë, mbi të gjitha kur ka në fokus temsa si pajtimi rajonal, ka filtra të jashtëzakonshëm dhe nuk mund të kalojë rastësisht.

Marta Kos sot ka bërë një skandal të radhës, me provokimin e Kosovës. Kënga u luajt nga një grup slloven, që e kanë njohurinë e rajonit. Sllovenia, një vend pjesë e ish Jugosllavisë. Të bësh një provokim të tillë, dhe që s’ke ftuar Kosovën në një takim të nivelit të lartë, më provokim të hapur se sa kaq s’ka.

U përpoq të shfajësohej me injorancën, por ajo përbën faj më të rëndë. Janë këta njerëz që përbëjnë fytyrën e KE, por njëkohësisht është edhe truri institucional.

S’janë gafa që i kanë shpëtuar Marta Kos. Ka një grup pune për të bërë një program letrar për tema të tilla si pajtimi rajonal. Në një takim të tillë ku filtrohet çdo gjë dhe përzgjidhet me kujdes, s’mund të kalojë rastësisht.

Injoranca në postet më të larta të BE, s’përbën shfajësim. Përkundrazi është një arsye më shumë që dikush të mbajë përgjegjësi dhe të largohet, kjo formë komunikimi nuk shkon më dhe i bën qytetarët më mosbesues ndaj BE dhe kjo është ajo që e dëmton integrimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco