VIDEO/ Aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur pas përplasjes me një skrep

Aktualitet | 1 minutë më parë

Një aksident fatal është regjistruar përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të zonës së Novoselës, ku përplasja e një automjeti me një mjet të tonazhit të rëndë (skrep) ka lënë pas pasoja tragjike për udhëtarët.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër ka pësuar dëmtime të rënda trupore. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes pritet mbërritja e shërbimeve të Policisë dhe grupit hetimor, të cilët do të punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë përplasje fatale. Ndërkohë, për shkak të ngjarjes, qarkullimi dhe situata në këtë aks rrugor vijojnë të jenë të rënduara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme