Basketbollisti amerikan ndalohet në aeroportin e Nigerisë me rreth 34 kg marijuanë, mund të dënohet me burgim të përjetshëm

Greene Da’monte Khiree, një basketbollist amerikan, është arrestuar në Nigeri nën dyshimin se po përpiqej të fuste në vend rreth 34 kilogramë marijuanë. Ligjet e rrepta nigeriane kundër trafikut të drogës parashikojnë për të edhe mundësinë e burgimit të përjetshëm.

Agjencia Kombëtare për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave në Nigeri (NDLEA) njoftoi se 28-vjeçari është nga shteti i Xhorxhias në SHBA. Sipas The Guardian, ai u ndalua të mërkurën e kaluar në aeroportin kryesor të Lagosit, ku kishte mbërritur nga Tajlanda me ndalesë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të lidhura

None found

Sipas autoriteteve, basketbollisti po dilte nga aeroporti me bagazhin e dorës, ndërsa kishte lënë pas dy valixhet e regjistruara. Kontrolli i tyre zbuloi 32 paketime me marijuanë, që peshonin gjithsej 33.95 kilogramë, si edhe një pajisje gjurmimi.

Gjatë marrjes në pyetje, Greene dyshohet t’u ketë thënë hetuesve se kishte shkuar në Nigeri për të ndërtuar kontakte dhe rrjete që mund ta ndihmonin në karrierën e basketbollit. NDLEA, megjithatë, pretendon se të dhënat e zbuluara në telefonin e tij dëshmojnë se ai ishte në dijeni të trafikut të drogës dhe i përfshirë në të.

Damonte Greene është i regjistruar si lojtar i Pattani Raptors, ekip që merr pjesë në Ligën Premier të Tajlandës. Më herët, ai ka luajtur basketboll në kolegj për Reinhardt University dhe South Georgia Technical College. Para kalimit në Tajlandë, ishte aktivizuar edhe me ekipe gjysmëprofesioniste në SHBA; më pas ka përfaqësuar disa skuadra në kampionatin tajlandez.

Ngjarja sjell sërish në vëmendje raste të basketbollistëve amerikanë të përfshirë në çështje të ngjashme droge jashtë SHBA-së. Brittney Griner, ylli i WNBA-së, u burgos në Rusi për një çështje të lidhur me marijuanën dhe u lirua në dhjetor të vitit 2022.


Shtuar më 16.11.2026 19:13

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetpadişahbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet