Kosova, Foda: Ndeshje delikate, ndaj Irlandës besoj te fitorja

16 Nëntor, 2026 19:10

Foda 1536x864

Madhësia e tekstit:

Tekniku i Kosovës, Franco Foda, doli në konferencë para Irlandës.

“Për ne është ndeshje e vështirë dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e saj. Irlandës i duhet fitorja, ndërsa neve na konvenon edhe barazimi. Por, në fushë ekipet hyjnë për fitore. Do të tentojmë që përmes kundërsulmeve ta fitojmë këtë ndeshje”, ka thënë Foda në konferencë për media.

Ai ka folur edhe për mungesën e Edon Zhegrovës, i cili u largua nga grumbullimi për shkak të një lëndimi.

“Edon Zhegrova nuk është, por lojtarët e tjerë janë në dispozicion. Pas stërvitjes do të vendosim se cilët futbollistë do të luajnë”, ka deklaruar përzgjedhësi i Kosovës.

Foda ka theksuar se synimi është që Kosova ta imponojë lojën e saj dhe të marrë rezultatin e dëshiruar, pavarësisht atmosferës që mund të krijohet në stadium.

“Për futbollistët është gjithmonë mirë të luajnë në një atmosferë impozante. Shpresoj që edhe nesër të ketë shikues. Për ne është e rëndësishme ta imponojmë lojën tonë ndaj Irlandës dhe ta marrim rezultatin që kërkojmë”, ka shtuar ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
loading...
©