I ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Xhonatan Islami për të folur më shumë për karrierën e tij, pasionin për adrenalinën por dhe mbi jetën personale…
Ke qenë ndonjëherë afër ndonjë incidenti?
Kam qenë. Më ka ndodhur një incident dhe përveç atij incidenti kam pasur dhe raste të tjera ku kam qenë shumë afër incidentit. Në ato raste, është shumë interesante, siç thamë për aviacionin që bëhen analiza dhe analizohen aksidente, ashtu ndodh edhe ky proces me mua pas atij incidenti, ose gjatë atyre momenteve. Është shumë interesante se e gjitha ndodh jo më shumë se për dy sekonda. E gjithë ndodhia e incidentit ndodh brenda dy sekondash dhe ato dy sekonda vërtet janë shumë pak, por është i vetmi moment kur ti mund të reagosh, të bësh aq sa ke në dorë për të reaguar. Është shumë interesang fakti që kam arritur ta ruaj qetësinë, padyshim që kam qenë dhe me fat, nuk mund ta heq dhe këtë pjesë. Kam mundur ta ruaj qetësinë dhe të bëj të vetmin reagim që kam pasur për të bërë. Ndoshta një njeriu mund t’i shkojë mendja që ato dy sekonda mund të jenë dhe të fundit, ndoshta panikosesh, por duhet qetësia. Mënyra e vetme është të ruash qetësinë dhe të bësh gjënë e vetme që ke në dorë të bësh.