Aktualitet

Aksidenti i rëndë në autostradë, identifikohet viktima, Shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë!

Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Vlorë, shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lula.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.

LEXO EDHE: SPAK mbyll hetimet për Ballukun, Klodian Braho komunikon dërgimin e çështjes për gjykim: Korrupsion në 9 raste dhe 7,5 miliardë lekë dëm ndaj shtetit!

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën Lula, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

LEXO EDHE: I zunë pritë dhe e qëlluan me armë sapo doli nga lokali, shqiptari në Itali në rrezik për jetën!

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.