Rama vijon takimet në Bruksel, pas Antonio Costës takohet me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola

16/11/2026 19:20

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet në Bruksel, në kuadër të vizitës së tij në institucionet europiane. Pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, kreu i qeverisë shqiptare është takuar edhe me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Ka qenë vetë Rama që ka ndarë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bën me dije se Metsola ka përgëzuar Shqipërinë për progresin e bërë në rrugën drejt integrimit europian. Sipas kryeministrit, Presidentja e Parlamentit Europian ka rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen e fortë të këtij institucioni për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Më herët, Rama zhvilloi një takim edhe me Antonio Costën, me të cilin u ul në një tryezë bisedimesh, ku ishin të pranishëm edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe ministrja Adea Pirdeni.

Takimet në Bruksel vijnë në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Top Channel