Nga forumi “Europë e Gjerë-Europë e Fortë” mbajtur në Bruksel kryeministri Edi Rama tha se “procesi i bazuar në meritë është një proces që na bën të aftë të bëjmë gjëra që nuk do të ishim në gjendje që t’i bënim”. Për fat të mirë, në mes të Evropës kemi BE-në, e cila është burimi më i jashtëzakonshëm i dijes se si krijohen institucionet. Gjithashtu është vendi i torturave, ata e dinë saktësisht se si të derdhin gjak në çdo hap që hedhim. Shqipëria është një vend krejt ndryshe falë këtij procesi. Europa nuk ta jep anëtarësimin pa meritë. Por, ajo që mendoj që mungon është politika. Mendoj që Komisioni ka të drejtën që të na torturojë, por politika e BE-së shpesh na zhgënjen, sepse na rrëzon për shkak të konflikteve të shteteve anëtare. Të kërkosh të kesh diçka ndryshe nga procesi i bazuar në meritë, është si të marrësh patentën, pa ditur makinën. Rrezikon veten dhe të tjerët.