Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën Ermal Lula, shefi i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Ndërkohë, një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ato të emergjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.m.k





