Ilirr Alimehmeti e ka bekimin e Sali Berishes per te kandiduar per Bashkine e Tiranës Por, doktori i ri synon qe mbeshtetjen per garen e pranveres ta kete pertej oborrit te PD. Ne nje interviste per Top Channel Ilir Alimehmeti zbulon formulen sesi mund te zgjidhet kandidati i perbashket i opozites në kryeqytet. Unë jam shumë I qartë, duhet consensus midis të gjithë forcave opozitare Unë mendoj, besoj dhe shpresoj që këto forca të kenë atë ndërgjegje për tu ulur bashkë, ta zgjidhin në mënyrën e tyre, me cfarë formati, me sondazhe, me primare të mëdha, me kutinë tek sheshi dhe të votojë qyteti kë do të donit kandidat. Por të kishin një kandidat të përbashkët. Sepse nëse forcat opozitare arrijnë një kandidat të përbashkët, nuk ka asnjë lloj diskutimi për përfundimin zgjedhor.