Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

16 Nëntor 2026 | 19:46

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur krenarinë për shërbimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar bartjen e uniformës së saj si nderin më të madh të jetës.

“Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta barti uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj”, thuhet në postimin e publikuar në faqen e Thaçit.

Ai thekson se uniforma e UÇK-së dhe shërbimi në luftën çlirimtare është nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje.

“Ajo uniformë dhe shërbimi në luftën tonë çlirimtare nuk është hendikep, por nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje me këdo”, thuhet në mesazhin e publikuar në Facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tri organizata serbe nga Kosova dorëzojnë kallëzim penal ndaj Vuçiçit

Përfaqësuesit e tri organizatave serbe nga Kosova kanë dorëzuar të hënën në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd kallëzim penal ndaj ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar...
19:33 | 16/11/2026

A mund t’i shtohen Thaçit vite të tjera burgimi?

Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përballet me mundësinë e një dënimi tjetër nga...
16:39 | 16/11/2026

Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL-UÇK dhe “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

Dy muaj pas shpalljes së aktgjykimit të parë, me të cilin u dënua me 25 vjet burgim në shkallë të parë, ish-presidenti i Kosovës Hashim...
15:18 | 16/11/2026