Aksidenti me një viktimë në autostradën Fier-Vlorë, policia: Moti i keq shkaktoi humbjen e kontrollit të makinës nga efektivi

16 Nëntor 2026 | 19:44

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me detajet e aksidentit fatal të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Fier-Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën efektivi i lartë i Policisë së Vlorës, Ermal Lula.

Sipas njoftimit të policisë, efektivi Lula ka humbur kontrollin e automjetit të tij për shkak të motit të keq dhe është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Toyota”, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë.

Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë! Makina përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, humb jetën efektivi i policisë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës. Sipas raportimeve, një makinë...
18:59 | 16/11/2026

Rama takohet me Presidenten e PE-së në Bruksel, Metsola: Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë për anëtarësimin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një takim me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në Bruksel, në kuadër të pjesëmarrjes së tij...
18:50 | 16/11/2026

Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri takim me Gjiknurin dhe Bylykbashin, në fokus hapat për Reformën Zgjedhore

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran u takua këtë të hënë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e...
18:39 | 16/11/2026