Paralajmërimet për dimër të vështirë, KEDS thotë se aktualisht furnizimi me rrymë është stabil

Ndërprerjet e fundit të energjisë elektrike kanë nxitur ankesa të qytetarëve, ndërsa KEDS thotë se furnizimi aktualisht është stabil dhe se janë kryer investimet për përballimin e dimrit. Por paralajmërimet për dimër të vështirë kanë nxitur reagime e gjatë ditës ka pasur edhe aksione  para zyreve të KEDS.

Erërat e forta të ditëve të fundit, shkaktuan ndërprerje të rrymës në disa zona të Kosovës.

Si rezultat, për mungesën e energjisë një numër ankesash kanë përfunduar në adresë të Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike.

Por të njëjtat, sipas zëdhënësit të KEDS, Adlum Ramadanit, po adresohen në kohë rekord.

“Momentin e parë që pranojmë njoftimin për ndërprerje të furnizimit me energji dhe është nevoja për intervenim, ekipet për kohë të shkurtët shkojnë në atë zonë, dhe bëjnë punimet që të kthehet furnizimi për ta, derisa po flasim në këto momente furnizimi është stabil, 99,99 për qidn të konsumatorëve tanë në mbarë vendin janë duke u furnizuar me energji elektrike”, ka thënë Ramadani.

Sipas Ramadanit, KEDS me qëllim të përgatitjes për sezonin dimëror po bashkëpunon me institucionet përgjegjëse që janë pjesë e sistemit elektroenergjetik.

“Ne i kemi realizuar investimet e nevojshme, dhe mirëmbajtjen preventive brenda suazave kohore në mënyre që dimri të jetë sa më i përballuehsëm dhe më i qëndrueshëm në nivel të furnizimit sa i përket distribucionit, por sigurisht janë rrethanat e tjera që më pas e përcaktojnë se si do të vijojë çështja e furnizimit me rrymë. Pyetje – Cilat rrethana? Po në këtë rast, mungesa e furnizimit për çka ne nuk jemi kompetent të flasim”, ka shtuar Ramadani.

Për këtë çështje mirëpo edhe për të tjera që lidhen me të, Televizioni Dukagjini ka dërguar pyetje edhe tek Korporata Energjetike e Kosovës, si dhe tek Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, mirëpo deri në publikimin e kronikës nuk ka pranuar përgjigje nga këto dy institucione.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, pas deklaratave të fundit të ministres Artane Rizvanolli për “dimrin e vështirë”, Lëvizja Revolta, ka zhvilluar një aksion afër zyreve të KEDS, ku shkruajnë se dimri do t’u sjellë vështirësi vetëm qytetarëve, ndërsa për qeveritarët do të sjellë miliona.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika