AKTUALITET

Qeveria heq kompesimin e TVSH-së për mijëra fermerë

19:51 - 16.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendimi i qeverisë për të përgjysmuar pragun e regjistrimit në TVSH, nga 10 milionë në 5 milionë lekë duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, pritet të nxjerrë automatikisht jashtë skemës së kompensimit 10% mijëra fermerë në të gjithë vendin.

Sipas legjislacionit tatimor në fuqi, shteti u kompeson tvsh fermerëve në masën 10 për qind të shitjeve. Por këtë kompesim e përfitojnë vetëm fermerët që nuk janë në skemën e tvsh-së. Me uljen e pragut nga 10 në 5 milionë mijëra fermerë do të hyjnë në skemën e tvsh-së duke humbur automatikisht kompesimin.

Alarmi është ngritur nga Artur Papajani, ish drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe ekspert i politikave fiskale. Zoti Papajani thotë se kjo masë do të dëmtojë financiarisht femerët dhe do të nxisë informalitetin në sektorin bujqësor.

Kompensimi i jepet fermerit me dorën e djathtë dhe i merret me të majtën!

“ Prodhuesit bujqësorë përfitojnë të drejtën e kompensimit kur qarkullimi vjetor i tyre nuk tejkalon kufirin minimal të regjistrimit për TVSH-në, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave”!!!

Një vlerë kompensimi e barazvlefshme me 10% të shitjeve të tyre. Jo kushedi çfarë por gjithsesi fermerit i kthehet mbrapsht TVSH-ja e paguar prej tij për blerjen e mallrave e të shërbimeve, për nevoja të kryerjes së aktivitetit të tij prodhues.

Ky përcaktim i ligjit të TVSH-së, sipas të cilit përfitimi i kompensimit është i kufizuar nga një tavan, kthen përmbys gjithçka që fermerëve u është premtuar, gjithçka që kishte filluar me u zbatuar për kompensimin e tyre.

Përgjysmimi i paneglizhueshëm i pragut të regjistrimit në TVSH, nga 10 milion lekë në 5 milionë lekë, nga janari i vitit të ardhshëm do të privojë nga e drejta e kompensimit, një grup të madh të fermerëve që tejkalojnë me shitjet e tyre, vlerën e pragut të ri 5 milionësh.

Cdo fermë apo cdo fermer që do të synojë të përmirësojë infrastrukurën e kapacitetet e tij prodhuese, që do të rrisë vlerën në treg të produkteve të tij (vendase), do të ketë një kufizim të përfitimit të kompensimit.

Gjithashtu fermeri do të ketë një kufizim edhe të interesit për t’u formaizuar..Shumë ferma për të ruajtur pragun e ulët , do të synojnë të zhvendosen në territorin infomalitetit. Dhe hapi i parë do të jetë mosfaturimi /mos pranimi i faturës nga blerësit formal të regjistruar për TVSH.

Nga ulja e pastudiuar e pragut të TVSh, dëmi në ekonomi pritet të jetë kolateral.

Dhe këtë oksigjen informalitetit, nuk ja japin as evazorët, as shitësit e as blerësit, por vendimet e nxituara apo të pamenduara!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.