Grabitje me armë në një biznes në Gjakovë, plagoset një person
16/11/2026 19:54
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Gjakovës, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja është regjistruar në një biznes, në rrugën “Sulejman Hadum Aga”. Policia ka konfirmuar se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa ka bërë të ditur se ai nuk ka pësuar lëndime të rënda.
Ndërkohë policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e personave të përfshirë.
Top Channel