Qeveria e Kosovës e ka ndaluar tregtimin e energjisë me kompanitë serbe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vendimi vjen si masë ndaj Serbisë për bllokimin e linjave ndërkombëtare të tregtimit. Ne sot po ndërmarrim kundërmasa ligjore për të ndalur tregtimin e energjisë elektrike me ndërmarrjet e regjistruara në Serbi ose që kanë pronarë me shtetësi të Serbisë Në këtë masë ndalimi nuk përfshihet kompania “Elektrosever”, që furnizon me energji elektrike katër komunat veriore, si pjesë e marrëveshjes për energji të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.Kurti tha se masat mund të ashpërsohen në rast se nuk ka reflektim nga Beogradi. Duke përfshirë edhe masa që mund të prekin edhe këtë furnizues si dhe rishqyrtimin e tërësishëm të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për energjinë