Drejtuesit e Bayern Munich kanë nisur bisedimet për të finalizuar afrimin e një portieri të ri që në merkaton e janarit, duke pasur parasysh dëmtimin serioz të Manuel Neuer.
Bayern ka piketuar Robin Risser, portierin 21-vjeçar francez të Lens. Plani i klubit bavarez parashikon finalizimin e transferimit në janar, të shoqëruar me një huazim të menjëhershëm deri në fund të sezonit.
Risser shihet si pasuesi ideal i Neuer, i cili pritet të largohet në fund të sezonit. Francezi do të rivalizojë me Jonas Urbig për vendin e titullarit. Vlera në treg e Risser sipas Transfermarkt është 30 milionë euro. Ai është nën kontratë me Lens deri në vitin 2030.







