Publikimi i programit të Listës Studentore në Serbi ka nxitur reagimin e gazetarit Gëzim Mekuli. Dokumenti shpreh kundërshtimin ndaj pavarësisë së Kosovës dhe përfshirjes së saj në organizata ndërkombëtare.
Në reagimin e tij, Mekuli i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me kërkesën që buxhetit të ushtrisë t’i shtohet së paku një miliard euro. Ai ka përmendur edhe mërgimtarët, duke i kujtuar qeverisë se ata janë gjallë.
Të lidhura
None found
Përmes një krahasimi me Milosheviqin dhe Vuqiçin, gazetari e ka lidhur qëndrimin e këtij subjekti me atë të Listës Serbe. Me ironi, ai e ka quajtur fillimisht “Lista Serbe”, për ta korrigjuar më pas emërtimin në “Lista Studentore”.
Sipas Mekulit, me programin e bërë publik sot, Lista Studentore zotohet zyrtarisht se do të vijojë ta kundërshtojë pavarësinë, të cilën e përshkruan si të shpallur në mënyrë të njëanshme nga “e ashtuquajtura Republikë e Kosovës”, dhe se nuk do të lejojë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.
Duke kritikuar këto qëndrime, Mekuli ka vënë në lojë edhe pretendimet për një “frymë të re” në Serbi, ndërsa ata që i kishin shprehur këto pritje i ka cilësuar si injorantë.






