Incident në Peru, Papa Leoni goditet me rruazat e rruzareve gjatë udhëtimit me makinën papale

16/11/2026 20:05

Një incident i papritur ka ndodhur gjatë vizitës së Papa Leonit XIV në Peru, ku një rruzare e hedhur nga turma e besimtarëve e ka goditur në sy kreun e Kishës Katolike.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 nëntor, teksa Papa po udhëtonte me automjetin e tij të posaçëm përmes turmës së mbledhur pranë një baze ajrore në Lima.

Fotografitë dhe videot e publikuara nga mediat kanë kapur momentin kur rruazat e rruzareve fluturojnë drejt tij, ndërsa Papa shihet duke prekur syrin pas goditjes. Papa Leo XIV njihet për ndërveprimin e tij të afërt me besimtarët, të cilët shpesh i hedhin objekte për t’i bekuar. Në raste të mëparshme, ai ka marrë lodra, flamuj dhe madje edhe një picë që iu ofrua gjatë një takimi me besimtarët në Romë.

Pavarësisht incidentit, nuk ka pasur shenja se Papa ka pësuar ndonjë dëmtim. Ai vijoi normalisht programin e vizitës dhe gjatë meshës falënderoi popullin peruan për mikpritjen gjatë qëndrimit të tij në vend. Incidenti ndodhi në ditën e përmbylljes së vizitës së tij në Peru, përpara kthimit në Romë.

Top Channel