Kombëtarja U21 mbyll përgatitjet, kuqezinjtë e vegjël, gati për miqësoren e luksit me Spanjën E ardhmja e Weston McKennie kthehet të jetë në qendër të zërave të merkatos. Ardhja e Mauricio Pochettinos në pankinën e Manchester United pas mbylljes së aventurës me kombëtaren e SHBA, ndezi menjëherë prozhektorët mbi futbollistët amerikane, me mesfushorin e Juventusit që përfundon në krye të listës së objektivave të mundshme të Djajve të Kuq.
I pyetur në lidhje me këtë temë nga disa media ndërkombëtare, vetë McKennie nuk e përjashtoi mundësinë e një transferimi në Premier League.
‘Të shkoj te Manchester United? Është një mundësi-tha McKennie-janë shumë lojtarë në kombëtaren tonë që janë të destinuar që të ndryshojnë skuadër brenda vitit të ardhshëm, kështu që është e paevitueshme që zëra të tillë të qarkullojnë’.
Mesfushori bardhezi më pas tha se transferimi i ish trajnerit të tij në Angli e bën automatik lidhjen e disa emrave amerikanë me klubin anglez.
‘Nuk dihet asnjëherë se çfarë mendojnë trajnerët, por tani e tutje do të ketë shumë zëra për ne amerikanët e Manchester United-vijoi McKennie-është normale. Është e qartë se Pochettino është afeksionuar pas këtij grupi duke parë edhe cilësitë që skuadra jonë ofron, por të shohim se çfarë do të ndodhë’.
Në lidhje me këtë çështje është shprehur edhe vetë Mauricio Pochettino që zgjodhi të jetë i kujdesshëm dhe të mos çbilancohet në emra specifikë edhe pse e la të kuptojsë sesi reputacioni i Manchester United mund të ndijkojë në zgjedhjet e ardhshme të futbollistëve.
‘Tani nuk është momenti për të folur. Të gjithë futbollistët kanë ambicien për të arritur nivelin më të lartë dhe Manchester United përfaqëson pikërisht këtë nivel dhe është një ëndërr për shumë prej tyre-deklaroi Mauricio Pochettino.
Top Channel