Policia shkel ligjin, s’lejon të protestojnë para kryeministrisë, përplaset me protestuesit

20:09, 16/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përplasjet mes aktivistëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit janë shënuar edhe mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë.

Policia ka tentuar të pengojë zhvillimin e protestës para kryeministrisë edhe pse sipas aktivistëve ajo ishte e njoftuar dhe po zhvillohej me leje. Ata kanë kundërshtuar ndërhyrjen e efektivëve, duke u kujtuar se detyrimi i policisë është të garantojë ushtrimin e së drejtës për protestë paqësore.

Gjatë përplasjeve janë dëgjuar thirrje dhe akuza ndaj uniformave blu, ndërsa disa aktivistë kanë kundërshtuar mënyrën sesi po trajtoheshin protestuesit.

“Është me leje protesta! Po bëni vepër penale! Mos prekni gocat me dorë!”

Ndërhyrja ishte e paligjshme pasi nuk kishte asnjë shkak që të justifikonte pengimin e tubimit paqësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco