Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, është ndarë nga jeta papritur. Lajmi është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili ka shprehur publikisht dhimbjen për humbjen e tij. Familja Ndoka është përballur edhe më herët me një humbje të rëndë, atë të Aleksandër Ndokës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka shprehur ngushëllimet për familjen, duke bërë të ditur se lajmi për ndarjen nga jeta të Gëzim Ndokës ishte një nga dy lajmet e trishta që kishte marrë gjatë ditës.
“Jeta jo gjithmonë na sjell lajme të mira! Sot jam zgjuar me dy lajme të trishta që më kanë tronditur thellë! Lidjana, bashkëshortja e kushëririt tim Erjon Lleshi, dhe Gëzim Ndoka, shoku ynë, nuk janë më mes nesh! Të dy u larguan nga kjo jetë në moshë të re, duke lënë pas dhimbje të madhe, familje të pikëlluara dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm tek të gjithë ne që i njohëm! Fjalët janë të pakta përballë një dhimbjeje të tillë”,-shkruan Ndreu.