Përplasjet mes aktivistëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit janë shënuar edhe mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë.
Policia ka tentuar të pengojë zhvillimin e protestës, pavarësisht se sipas aktivistëve tubimi ishte i njoftuar dhe zhvillohej me leje. Ata kanë kundërshtuar ndërhyrjen e uniformave blu, duke u kujtuar efektivëve se detyra e Policisë është të garantojë ushtrimin e së drejtës për protestë paqësore.
Gjatë përplasjeve janë dëgjuar thirrje dhe akuza ndaj efektivëve, ndërsa disa aktivistë kanë kundërshtuar mënyrën e trajtimit të protestuesve.
“Është me leje protesta! Po bëni vepër penale! Mos prekni gocat me dorë!”, u kanë thënë aktivistët efektivëve të Policisë.
Protestuesit e kanë cilësuar ndërhyrjen të paligjshme, duke argumentuar se nuk kishte asnjë shkak që të justifikonte pengimin e zhvillimit të tubimit paqësor.m.k





