Kronikë
Rrebesh shiu në Lezhë, përmbyten rrugët
Lezha u përfshi këtë mbrëmje nga reshje me intensitet të lartë, duke shkaktuar prani të ujit në disa rrugë dhe blloqe banimi.
Probleme u evidentuan në bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë Drejtorisë së Tatimeve, çerdhes së qytetit dhe në rrugën e Shëngjinit.
Ndërkohë, ndërprerjet e energjisë elektrike kanë vijuar gjatë gjithë ditës, duke lënë pa drita disa lagje të qytetit dhe fshatra të Lezhës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



