McKennie tremb Juventusin: Unë te Manchester United? Është një mundësi… Lamtumira e Cristiano Ronaldos nga kombëtarja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Portugali duke rritur polemikat dhe përçarjen. Pas homazhit që iu rezervua sulmuesit në ndeshjen e Nations League ndaj Danimarkës, ajo që mendoi të rindezë debatin ishte nëna e yllit të futbollit luzitan dhe atij botëror, Dolores Aveiro që në mediat vendase shfryu shumë ashpër.
Sipas saj, menaxhimi i daljes nga skena të të birit u bë pa treguar respekt për të. ‘E tradhtuan dhe për këtë arsye m’u bë qejfi për humbjen e Portugalisë’-tha ajo.
Më pas Dolores hyri në detaje përsa i përket gjendjes shpirtërore të sulmuesit të Al Nassr.
‘Cristiano u ndje keq, u mashtrua dhe edhe unë jam hidhëruar-tha nëna e Ronaldos-humbja e kombëtares? Mirë t’u bëhet, u gëzova’.
Në shënjestër të nënës së Cristiano Ronaldos përfundoi sidomos mënyra sesi u bë homazhi i organizuar nga Federata.
‘Një homazh i tillë duhej organizuar në praninë e tij, jo në mungesë-shtoi ajo-në kombëtare ai nuk mori respektin që meritonte, as nga një pjesë e shokëve të tij të skuadrës’
Deklaratat e nënës së Cristiano Ronaldo u bënë në një event në stadiumin Jose Alvalade të Lisbonës, shtëpia e klubit ku futbollisti është formuar. ‘Vlerësimin e vërtetë do ta marrë këtu, te Sportinh, ku dinë t’i japin vlerën e duhur, ndryshe nga sa bëri Federata’-tha ajo.
Pikërisht gjatë ndeshjes së fundit në kampionat mes Sporting dhe Moreirense, publiku i dedikoi një homazh Cristianos; në minutën e 7 i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë duke shfaqur parrulla dhe duke bërë britmën e famshme ‘siuuu’, ndërsa në ekranet e mëdhenj shfaqeshin momentet më ikonike me kombëtareb portugeze’
E megjithatë edhe kombëtarja e bëri homazhin për liderin historik përpara ndeshjes me Danimarkën, e para e epokës post-Ronaldo, e mbyllur me humbjen 1-4. Futbollistët titullarë zbritën në fushë të veshur me fanellën me numrin 7; në minutën e 7 nisën duartrokitjet kolektive në tribuna të shoqëruar nga një banderolë gjigante me mesazhin ‘Obrigado, Capi7ao’(Faleminderit, Kapiten), me numrin 7 që zëvendësontë shkronjën T.
I pyetur për deklaratat e Dolores Aveiro, trajneri i kombëtares portugeze, Jorge Jesus preferoi të ulë tonet me elegancë.
‘Vërtet duhet t’i përgjigjem nënës së Cristianos? E vlerësoj shumë zonjën, por çfarë mund t’i them tjetër?-tha Jorge Jesus-një nënë mbetet gjithnjë nënë, është një instinkt natyral dhe për këtë arsye e kuptoj shumë mirë shfryrjen e saj’.
Në këtë mënyre, mbyllet mes helmeve, një epokë e papërsëritshme për futbollin portugez. Cristiano Ronaldo la kombëtaren më 146 gola të shënuar në 234 ndeshje. Një rrugëtim që nisi kur ishte vetëm 18 vjeç e gjysmë në 2003 nën drejtimin e Felipe Scolarit dhe e mbyllur në shtator me ndeshjen e Nations League ndaj Uellsit ku u zëvendësua pas pak më shumë se 1 ore lojë duke lënë në trashëgimi triumfin historik në Euro 2016, trofeu i parë ndërkombëtar në historinë e Portugalisë.
Top Channel