Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, u nderua me çmimin “Golden Alexander – Michel Demopoulos” për filmin më të mirë artistik në konkursin “Meet the Neighbors+”, në edicionin e 67-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Selanik.

Vlerësimi në Selanik shënon një tjetër sukses ndërkombëtar për filmin “DUA”, i cili sjell në ekran një rrëfim intim të rritjes dhe përjetimit të fëmijërisë në Kosovën e pragluftës.


Juria e festivalit e ka vlerësuar filmin për vërtetësinë emocionale dhe vizionin e tij personal mbi një moment përcaktues të historisë së Kosovës.

“Juria e përshkroi Duan trembëdhjetëvjeçare duke u përpjekur të gjente vendin e saj në Prishtina e fundviteve 1990, pikërisht kur trupi i saj fillon të ndryshojë dhe lufta afrohet. Ata veçuan vendimin e Blerta Basholli për ta mbajtur kamerën afër Duas. Në fytyrën e saj, ne shohim se si ndihen këto ndryshime për dikë që ende po përpiqet të kuptojë veten. Juria vlerësoi ndershmërinë dhe humanizmin e asaj zgjedhjeje, si dhe përmbajtjen me të cilën Blerta tregon historinë e saj”, thuhet në një komunikatë për shtyp nga krijuesit e filmit.