E hënë, 16 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Rama reagon pas sanksioneve të BE ndaj Chay Bowes: Klloun i propagandës ruse, po me Shqipërinë pse?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Europian për vendosjen e sanksioneve ndaj komentatorit irlandez Chay Bowes, të cilin e cilësoi si një “klloun të propagandës ruse”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Bowes është sanksionuar nga BE-ja si një person i paguar nga Rusia.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare ironizon qëndrimet e Bowes ndaj Shqipërisë, duke i lidhur ato me përparimin e vendit drejt objektivit historik të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Postimi i Ramës:

Reklamë

“Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia. 🤡

Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: anëtarësimi në Bashkimin Europian. 🇦🇱🦅🇪🇺”

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.