Jorge Jesus shmang përplasjen me Dolores, nënë e Ronaldos: Edhe unë kam një nënë DaMonte Green, 28 vjeç, u arrestua në Nigeri pasi autoritetet zbuluan afro 34 kilogramë kanabis në dy valixhe të regjistruara në emrin e tij.
Një udhëtim drejt Nigerisë përfundoi në pranga për basketbollistin amerikan DaMonte Green. 28-vjeçari u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Lagosit, pasi autoritetet zbuluan 33.95 kilogramë kanabis në dy valixhe që mbanin emrin e tij.
Sipas Agjencisë Kombëtare Nigeriane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave (NDLEA), Green u vu re në parkingun e aeroportit, ku dyshohet se kishte braktisur dy bagazhet e regjistruara, duke u përpjekur të largohej vetëm me valixhen e dorës. Por tentativa nuk kaloi pa u vënë re. Gjatë kontrollit të dy valixheve, oficerët zbuluan 16 pako me një sasi totale prej 33.95 kilogramësh kanabis, të njohur si “Loud”, një lloj droge me përqendrim të lartë të THC-së.
Autoritetet publikuan edhe fotografi nga arrestimi i basketbollistit, së bashku me bagazhet ku u gjet lënda narkotike.
Sipas hetimeve paraprake, Green kishte mbërritur në Lagos nga Tajlanda, ku pretendonte se jetonte dhe punonte si basketbollist profesionist që prej tetorit të vitit 2025. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar se kishte udhëtuar drejt Nigerisë për të krijuar kontakte biznesi që mund të ndihmonin në zhvillimin e karrierës së tij sportive. Megjithatë, sipas NDLEA-s, kontrolli i telefonit celular të amerikanit zbuloi të dhëna që dyshohet se e lidhin atë me aktivitetin e trafikut të drogës. Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa basketbollisti përballet me akuza të rënda lidhur me sasinë e lëndës narkotike të zbuluar në bagazhet e tij.
Top Channel