Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi tha mbrëmjen e sotme se kryeminisitri Rama është urdhëruesi i aferave korruptive për të cilat po hetohet ish-zv.kryeministrja Balluku dhe shumë aferave të tjera.
I ftuar në Çim Peka Live, Bardhi tha se SPAK nuk mund t’u tregojë shqiptarëve fotot e arkave me euro po duhet të zbardhë veprimet hetimore që ka kryer në çështjet nën hetim dhe duhet të japë llogari pse nuk e ka thirrur ende kryeministrin.
“Është fakt që Edi Rama ka çuar Ballukun për të takuar kompannë turke para tenderit të Tunelit të Llogarasë. Është fakt që Balluku thotë në përgjime që ka udhëzuar vartëset e veta të takojnë Ramë Gecin në emër të Edi Ramës. Këto i kemi denoncuar. Si mund t’u tregosh shqiptarëve arkat me euro ndërkohë që nuk thonë se ku ndodhen arkat me euro. Nuk janë eurot e Ballukut, por të shqiptarëve. Si i mbyll dosjet ti.” – tha Bardhi.