570 persona vishen si Rocky Balboa për të thyer rekordin Guinness

Përvjetori i 50-të i filmit kult “Rocky” u shënua me një aktivitet të veçantë në Filadelfia, ku 570 persona u veshën si boksieri i famshëm, Rocky Balboa, në shkallët e Muzeut të Artit të qytetit.
Pjesëmarrësit rikrijuan skenën ikonike të stërvitjes nga filmi, duke veshur veshjet karakteristike të personazhit të interpretuar nga Sylvester Stallone.
Aktiviteti u organizua të premten me synimin për të thyer rekordin Guinness për grumbullimin më të madh të njerëzve të veshur si Rocky Balboa.
Organizatorët konfirmuan pjesëmarrjen e 570 personave, duke tejkaluar ndjeshëm rekordin e mëparshëm prej 250 vetash, transmeton Telegrafi.
Sipas rregullave të rekordit, secili pjesëmarrës duhej të vishte një bluzë sportive gri me kapuç, pantallona sportive gri, një kapelë të zezë dhe atlete të zeza të llojit Converse Chuck Taylor All Star, me qafë të lartë.
Filmi “Rocky”, me regji të John G. Avildsen, u publikua në vjeshtën e vitit 1976. Përpjekja për thyerjen e rekordit u organizua nga Philadelphia Visitor Center Corp., në kuadër të aktiviteteve festive “Rocky 50”. /Telegrafi/






































