I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka deklaruar se është shënuar përparim drejt arritjes së një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës, megjithëse ende mbeten sfida të rëndësishme.

Kushner bëri të ditur se ai dhe negociatori tjetër amerikan, Steve Witkoff, kishin zhvilluar më herët një bisedë me Yuri Ushakovin, këshilltar të Kremlinit.


Ata gjithashtu kishin zhvilluar një telefonatë me përfaqësues të Ukrainës dhe partnerëve evropianë, transmeton Telegrafi.

“Po shënojmë përparim, në koordinim të ngushtë me Rusinë, Ukrainën dhe Evropën, drejt një rezultati që mund t'i japë fund kësaj lufte, të forcojë sigurinë evropiane dhe të krijojë bazat për një paqe të qëndrueshme”, deklaroi Kushner.

Megjithatë, ai paralajmëroi se ende ekzistojnë pengesa të rëndësishme dhe se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare do të kërkojë kompromise të vështira.

“Sfida të rëndësishme mbeten dhe një marrëveshje përfundimtare do të kërkojë vendime të vështira”, theksoi ai.

Kushner e publikoi deklaratën e plotë në rrjetin social X. /Telegrafi/